Lëndohet një punëtor në Lipjan, arrestohet i dyshuari
BKT
Kronika

Lëndohet një punëtor në Lipjan, arrestohet i dyshuari

E.Hoti/RTKlive

Një person ka pësuar lëndime trupore gjatë kohës sa ishte duke punuar në një objekt në rrugën “Avdi Kelmendi” në Lipjan.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 14 shtator 2026, rreth orës 10:00. Viktima dyshohet se është rrëzuar gjatë punës dhe si pasojë ka pësuar lëndime trupore. Ai ka pranuar tretman mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

“Me vendim të prokurorit është arrestuar një person i dyshuar dhe i njëjti pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin policor.

 Rasti po hetohet nga autoritetet si “Asgjësim, dëmtim, heqje e pajisjeve mbrojtëse apo rrezikim i sigurisë në vendin e punës”.


MË SHUME NGA Kronika