Ekstradohet nga Gjermania në Kosovë një person i kërkuar për narkotikë
BKT
Kronika

Ekstradohet nga Gjermania në Kosovë një person i kërkuar për narkotikë

E. Hoti/ RTKlive

Policia e Kosovës ka realizuar me sukses një ekstradim nga Gjermania në Kosovë të një shtetasi kosovar, i cili kërkohej me urdhërarrest ndërkombëtar.

Sipas Policisë së Kosovës, ekstradimi është realizuar më 15 shtator 2026, në koordinim me Drejtorinë për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, njësitet relevante të Policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë.

Personi i ekstraduar dyshohet se është i përfshirë në veprën penale “blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.

"Pas arritjes në Kosovë, i dyshuari iu dorëzua njësive përkatëse të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Mitrovicën e Jugut, për vazhdimin e procedurave ligjore", thuhet në njoftim.

 


MË SHUME NGA Kronika