Shtetasi serb kapet me patentëshofer të dyshuar të falsifikuar në Dheu i Bardhë
Sh.Ç/RTKlive
Një shtetas i Serbisë është ndaluar dhe shoqëruar në stacionin policor në pikën kufitare Dheu i Bardhë, pasi dyshohet se gjatë kontrollit kufitar ka paraqitur një patentëshofer të falsifikuar.
Sipas Policisë së Kosovës, rasti është regjistruar dje rreth orës 11:40, gjatë kontrolleve në këtë pikë kufitare.
“Është shoqëruar në stacion policor i dyshuari mashkull, shtetas i Serbisë, pasi që gjatë kontrollit kishte prezantuar patentëshoferin, i cili dyshohet të jetë i falsifikuar”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.
Dokumenti i dyshuar si i falsifikuar është konfiskuar dhe është dërguar për ekzaminim të mëtejshëm.
Pas intervistimit, i dyshuari është liruar me vendim të prokurorit dhe rasti do të vazhdojë të trajtohet në procedurë të rregullt.























