09:25 / 17.09.2026
Dyshohet se kaloi kufirin ilegalisht nga Serbia në Kosovë, ndalohet një person
E.Hoti/RTKlive
Një person është ndaluar nga Policia në fshatin Tresav të Leposaviqit, pasi dyshohet se kishte kaluar kufirin nga territori i Serbisë në Kosovë përmes një rruge ilegale.
Sipas njoftimit policor, rasti ka ndodhur rreth orës 04:10, kur është ndaluar një automjet me targa të Serbisë, të cilin e drejtonte një i dyshuar.
“Është ndaluar automjeti me targa të Serbisë të cilin e drejtonte i dyshuari mashkull kosovar, i njëjti dyshohet se ka bërë kalim të kufirit në rrugë ilegale nga territori i Serbisë në territorin e Republikës së Kosovës”, thuhet në raortin policor.
Me urdhër të prokurorit, i dyshuari së bashku me automjetin është liruar dhe rasti do të procedohet në procedurë të rregullt.























