09:06 / 18.09.2026
Një person gjendet pa shenja jete në Prishtinë, policia nis hetimet
Sh.Ç/RTKlive
Një person është gjetur pa shenja jete sot në mëngjes në lagjen “Bregu i Diellit” në Prishtinë. Rastin e ka konfirmuar Policia e Kosovës
Sipas zëdhënësit të policisë për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana, personi pa shenja jete është gjetur në rrugën “Enver Maloku” rreth orës 08:00.
Ai ka bërë të ditur se në koordinimin me prokurorin e shtetit, kanë nisur hetimet për të zbardhur këtë rast.
"Policia në koordinim me prokurorin e shtetit ka nisur një hetim mbi vdekjen si dhe po vazhdon me ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore dhe të ekzaminimit, që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes si dhe sqarimin e plotë të rrethanave të rastit”, ka theksuar Pllana.























