Dyshohet se kontrabandoi katër shtetas të huaj me veturë
BKT
Foto: Arkiv
Kronika

Dyshohet se kontrabandoi katër shtetas të huaj me veturë

RTKlive

Policia e Kosovës ka nisur hetimet për një rast të dyshuar të kontrabandës me migrantë, ndërsa i dyshuari është në kërkim policor.

Sipas raportit të Policisë, një person mashkull kosovar dyshohet se me veturë kishte kontrabanduar katër persona meshkuj, shtetas të huaj.

I dyshuari aktualisht ndodhet në kërkim nga Policia, ndërsa rasti është duke u hetuar për të sqaruar rrethanat dhe mënyrën e realizimit të kontrabandimit.


MË SHUME NGA Kronika