Arrestohet në veri i kërkuari për vuajtje dënimi
BKT
Kronika

Arrestohet në veri i kërkuari për vuajtje dënimi

E.Hoti/RTKlive

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të kërkuar nga drejtësia, i cili ishte dënuar me gjashtë muaj burgim për veprën penale “Sulm”.

Sipas njoftimit të Policisë, zyrtarët e Stacionit Policor në Mitrovicë të Veriut kanë arrestuar të premten personin me inicialet K.M., 51 vjeç, në adresën e tij të banimit.

Ai ishte në kërkim në bazë të një urdhërese të Gjykatës Themelore në Mitrovicë dhe, pas përfundimit të procedurave përkatëse, është dërguar për vuajtjen e dënimit.

“Në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë Mitrovicë Veri, gjatë periudhës janar–gusht 2026, janë realizuar gjithsej 95 urdhëresa të gjykatave kompetente”, thuhet në njoftim.

Nga këto raste, 11 persona janë dërguar në vuajtje të dënimit, ndërsa personat e tjerë, pas përmbushjes së obligimeve të tyre në gjykatë, janë liruar.

Policia ka njoftuar se do të vazhdojë zbatimin e urdhëresave të gjykatave ndaj personave të kërkuar.


MË SHUME NGA Kronika