Dy të ndaluar në Jarinjë, sekuestrohen thika e materiale me simbole nacionaliste
BKT
Kronika

Dy të ndaluar në Jarinjë, sekuestrohen thika e materiale me simbole nacionaliste

E.Hoti/RTKlive

Policia e Kosovës ka ndaluar për kontroll në vijën e dytë, në Pikën e Kalimit Kufitar në Jarinjë, një automjet me targa të Serbisë (VA), në të cilin ndodheshin dy persona.

Sipas Policisë, ndalimi është bërë në kuadër të kontrolleve të shtuara për parandalimin e aktiviteteve të kundërligjshme ndërkufitare, pas dyshimit të bazuar të zyrtarëve kufitarë.

“Gjatë kontrollit të automjetit, zyrtarët policorë janë gjetur dhe sekuestruar pesë thika, dy prej të cilave të përshkruara si taktike/luftarake, një kamerë GoPro me mbajtës, dy maica me simbole dhe mbishkrime nacionaliste, dy pajisje multifunksionale, një flamur të Serbisë, një vulë me katër S dhe me mbishkrim ‘Udruzenje Ljubitelja Srednjvekovnih Borilackih Sportova, Sremski Karlovci’ dhe një ID Kartë”, thuhet në njoftim.

Policia njofton se, me autorizim të Prokurorit të Shtetit, është iniciuar rasti me dyshimin për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar i armëve”.

Dy personat e dyshuar janë dërguar në mbajtje, ndërsa rasti është duke u trajtuar nga organet kompetente.

 


MË SHUME NGA Kronika