Një mjet i dyshimtë largohet nga njësiti i deminimit në Prizren
BKT
Kronika

Një mjet i dyshimtë largohet nga njësiti i deminimit në Prizren

Sh.G|RTKlive

Një mjet i dyshimtë shpërthyes është hasur të dielën në rrugën “Destan Billusha” në Prizren.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, rasti është raportuar më 20 shtator 2026, rreth orës 15:00.

Njësiti policor ka siguruar vendin e ngjarjes, ndërsa në vend ka intervenuar edhe njësiti për deminim i Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Mjeti i dyshuar është tërhequr nga njësiti për deminim.

Policia nuk ka dhënë detaje të tjera lidhur me llojin apo prejardhjen e mjetit.


MË SHUME NGA Kronika