09:39 / 22.09.2026
Ndalohen katër migrantë në një automjet, intervistohet i dyshuari
Sh.Ç/RTKlive
Policia e Kosovës ka njoftuar se në Vërmicë është ndaluar një automjet me targa vendore, i drejtuar nga një person i dyshuar, shtetas i Kosovës. Gjatë kontrollit, në automjet janë gjetur katër migrantë, shtetas të huaj.
Lidhur me rastin, i dyshuari është intervistuar nga autoritetet dhe, me vendim të prokurorit kompetent, është liruar në procedurë të mëtejshme.
Ndërkohë, migrantët janë trajtuar nga institucionet përkatëse dhe më pas janë dërguar në qendrën përkatëse të strehimit.























