09:53 / 22.09.2026
Hetim ndaj tre personave për materiale të shfrytëzimit seksual të fëmijëve
N.M. /RTKlive
Policia ka identifikuar tre meshkuj kosovarë të dyshuar për veprën penale që lidhet me materiale me përmbajtje të shfrytëzimit dhe keqpërdorimit seksual të fëmijëve.
Rasti është raportuar më 21 shtator, rreth orës 06:30, në Drenas. Si prova materiale, Policia ka sekuestruar tre telefona.
Njëri nga të dyshuarit është arrestuar dhe, pas intervistimit, është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa dy të dyshuarit e tjerë janë ftuar për intervistim.
Rasti është në procedurë hetimore.























