Tre të arrestuar në Prishtinë nën dyshimin për fajde dhe kanosje
BKT
Kronika

Tre të arrestuar në Prishtinë nën dyshimin për fajde dhe kanosje

E.Hoti/RTKlive

Tre persona janë arrestuar në Prishtinë nën dyshimin se kanë kryer veprat penale “Fajde” dhe “Kanosje”.

Sipas raportit policor, rasti lidhet me periudhën 2021-2026, ndërsa pas hetimeve të zhvilluara, më 23 shtator 2026 janë arrestuar tre të dyshuar, meshkuj kosovarë.

 “Lidhur me rastin janë kryer kontrolle në dy lokacione ku në cilësi të provave janë sekuestruar tre telefona celularë dhe disa prova të tjera materiale të nevojshme për procedurën penale”, thuhet në raportin policor.

Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

 


MË SHUME NGA Kronika