17:20 / 24.09.2026
Intervistohet një e dyshuar për mosdhënie të ndihmës në Mitrovicë
G.K/RTKliive
Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka njoftuar se është intervistuar një person me inicialet H.M., nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “Mosdhënia e ndihmës”.
Sipas njoftimit të Prokurorisë, intervistimi i të dyshuarës ndërlidhet me rastin e 6 shtatorit 2026, kur në rrugën “Faruk Spahija” në Mitrovicë ka ndërruar jetë personi me inicialet L.S.
Prokuroria ka bërë të ditur se H.M. dyshohet për veprën penale “Mosdhënia e ndihmës”, nga neni 188, paragrafi 4, i Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
E dyshuara, pas intervistimit, është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa rasti vazhdon të trajtohet.























