19:17 / 24.09.2026
Arrestohet një person i kërkuar për vjedhje të rëndë në Prishtinë
G.K/RTKlive
Drejtoria e Policisë së Kryeqytetit ka njoftuar se zyrtarët policorë të stacionit Veriu në Prishtinë kanë arrestuar një person të kërkuar.
I arrestuari, B.A., 42 vjeç, ishte i kërkuar për veprën penale “Vjedhje e rëndë”, për të cilën ishte dënuar me katër vjet burgim.
"Pas arrestimit dhe përfundimit të procedurave të nevojshme policore, personi i arrestuar është dërguar në vuajtje të dënimit, në përputhje me vendimin e gjykatës", thuhet në njoftimin e Policisë.























