Ndalet një person për kalim ilegal të kufirit, në automjet i gjenden cigare
BKT
Foto ilustrim
Kronika

Ndalet një person për kalim ilegal të kufirit, në automjet i gjenden cigare

Sh.Ç/RTKlive

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, i dyshuari dyshohet se ka përdorur rrugë ilegale për kalimin e kufirit me Serbinë afër Leposaviqit.

“Njësia policore gjatë patrullimit ka ndaluar një automjet transportues (pikap) që drejtohej nga i dyshuari mashkull kosovar. I njëjti dyshohet se ka shfrytëzuar rrugët ilegale për kalim të kufirit dhe gjatë kontrollit në veturë janë gjetur një sasi e cigareve”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Automjeti është dërguar në terminalin doganor për procedim të mëtejshëm të mallit nga ana e Doganës së Kosovës.

Ndërkohë, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

 


MË SHUME NGA Kronika