Arrestohen dy persona për armë, një në arrati
BKT
Foto ilustrim
Kronika

Arrestohen dy persona për armë, një në arrati

Sh.Ç/RTKlive

Dy persona janë arrestuar në Gjilan nën dyshimin për përfshirje në veprën penale “import, eksport, furnizim, transportim, prodhim, këmbim, ndërmjetësim ose shitje e paautorizuar e armëve apo mjeteve plasëse”, ndërsa një person tjetër vazhdon të jetë në kërkim nga Policia.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, gjatë kontrollit të zhvilluar në kuadër të rastit janë gjetur dhe sekuestruar një sasi e konsiderueshme armësh dhe municioni.

“Gjatë kontrollit janë gjetur 6 pushkë gjuetie, 6 pistoleta, një armë e gjatë, një pushkë ajrore, 836 fishekë të kalibrave të ndryshëm, 4 leje të armëve, para të gatshme dhe dy telefona mobil”, thuhet në raportin policor.

Policia ka bërë të ditur se të arrestuarit janë dy meshkuj kosovarë, ndërsa personi i tretë i dyshuar nuk është lokalizuar ende.

“Lidhur me rastin e lartcekur janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, ndërsa njëri ndodhet ende në kërkim policor, nën dyshimin për kryerje të veprës së lartcekur”, thuhet në njoftim.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, dy të dyshuarit janë liruar dhe rasti do të vazhdojë të trajtohet në procedurë të rregullt.


MË SHUME NGA Kronika