Dy migrantë gjenden të fshehur në rimorkion e një kamioni në Han të Elezit
BKT
Foto: Arkiv
Kronika

Dy migrantë gjenden të fshehur në rimorkion e një kamioni në Han të Elezit

M.Sh/RTKLive

Dy persona të huaj janë gjetur të fshehur në rimorkion e një kamioni në Han të Elezit.

Sipas Policisë së Kosovës, rasti është evidentuar më 26 shtator, rreth orës 14:50, në pikën kufitare në Han të Elezit.

Kamioni i markës “Mercedes”, me targa vendore, kishte hyrë në Kosovë nga Maqedonia e Veriut dhe ishte vendosur në terminalin doganor për procedurat e mëtejshme.

Gjatë kontrollit të rimorkios, policia ka gjetur të fshehur dy persona meshkuj, të cilët nuk posedonin dokumentacion. Sipas deklarimeve të tyre, ata janë shtetas të huaj.

Me urdhër të prokurorit, të dy personat janë intervistuar dhe më pas janë liruar për procedurë të rregullt.


MË SHUME NGA Kronika