Policia e Prishtinës realizoi 114 urdhëresa gjykate gjatë javës së kaluar
BKT
Kronika

Policia e Prishtinës realizoi 114 urdhëresa gjykate gjatë javës së kaluar

M.Sh/RTKLive

Policia e Kosovës në rajonin e Prishtinës ka realizuar 114 urdhëresa të gjykatës gjatë javës së kaluar, në lokacione të ndryshme dhe në aksione të ndara.

Sipas Policisë, 57 prej urdhëresave kanë qenë për vepra penale, ndërsa pjesa tjetër për kundërvajtje, seanca, verifikime dhe raste të tjera.

Pas përfundimit të procedurave policore, personat e dënuar me burgim janë dërguar për vuajtjen e dënimit, ndërsa personat e dënuar me gjobë janë liruar pasi kanë përmbushur obligimet e përcaktuara në urdhëresa.

Gjatë së njëjtës periudhë, në Rajonin e Prishtinës janë sekuestruar edhe nëntë armë zjarri.

Policia ka njoftuar se aktivitetet janë shtrirë edhe në fushën e sigurisë në trafik.

Gjatë javës së kaluar janë shqiptuar gjithsej 3 mijë e 352 masa administrative me gjobë për kundërvajtje dhe shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor.

Prej tyre, 454 shkelje janë evidentuar përmes veturave inteligjente dhe veturave me radar mobil.


MË SHUME NGA Kronika