10:04 / 01.10.2026
Arrestohen tre person në Pejë , konfiskohet 1 kilogram marihuanë
E.Hoti/RTKlive
Tre persona janë arrestuar në Pejë nën dyshimin për blerje, shpërndarje dhe shitje të paautorizuar të narkotikëve.
Sipas Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur më 30 shtator 2026, rreth orës 23:35, kur njësitë relevante policore kanë ndaluar një veturë në të cilën ndodheshin dy shtetas kosovarë dhe një shtetase e Shqipërisë.
Gjatë kontrollit në bagazhin e veturës është gjetur dhe konfiskuar rreth një kilogram substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë.
"Si prova materiale janë konfiskuar edhe para të gatshme, tre telefona celularë, dy thika dhe vetura me të cilën po udhëtonin të dyshuarit", thuhet në raportin policor.
Me vendim të prokurorit, të tre të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.























