Sekuestrohen dy armë zjarri në një shtëpi në Shtime
BKT
Kronika

Sekuestrohen dy armë zjarri në një shtëpi në Shtime

E.Hoti/RTKlive

Policia e Kosovës ka sekuestruar dy armë zjarri gjatë një kontrolli në një shtëpi në Shtime.

Rasti është raportuar më 30 shtator 2026, rreth orës 23:18, kur Stacioni Policor në Shtime ka pranuar informacion për armë zjarri që dyshohej se ndodheshin në një shtëpi.

"Pas veprimeve policore dhe kontrollit në lokacion, janë gjetur dhe sekuestruar një pushkë automatike e tipit AK-47, së bashku me dy karikatorë të zbrazët, si dhe një pistoletë, me një karikator të zbrazët., thuhet në njoftim

Për rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit, ndërsa ndaj personit R.B., 57-vjeç, është iniciuar rast për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Rasti po hetohet nga njësitë përkatëse të Stacionit Policor në Shtime, në koordinim me Prokurorinë Themelore në Ferizaj.


MË SHUME NGA Kronika