09:28 / 16.10.2026
Policia shqiptoi 2616 tiketa trafiku, 15 persona u arrestuan
RTKlive
Policia e Kosovës ka shqiptuar 2.616 tiketa trafiku, ndërsa janë regjistruar 52 aksidente trafiku, sipas statistikave të përgjithshme të policisë.
Nga numri i përgjithshëm i aksidenteve, 18 kanë përfunduar me persona të lënduar, ndërsa 34 kanë shkaktuar vetëm dëme materiale. Gjatë kësaj periudhe nuk është regjistruar asnjë aksident trafiku me fatalitet.
Sipas statistikave policore, janë arrestuar 15 persona, ndërsa në mbajtje janë dërguar nëntë persona. Po ashtu, dy persona janë duke vuajtur dënimin, ndërsa nuk është shënuar asnjë rast i personave në ndalim policor.























