Kamioni merr flakë në autostradën “Ibrahim Rugova”, nuk ka të lënduar
BKT
Kronika

Kamioni merr flakë në autostradën “Ibrahim Rugova”, nuk ka të lënduar

E.Hoti/RTKlive

Një kamion është përfshirë nga zjarri pas një vetaksidenti në autostradën “Ibrahim Rugova”, në drejtimin Prizren–Prishtinë, në zonën e Malishevës.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi, i cili ka bërë të ditur se policia është njoftuar për aksidentin rreth orës 12:10.

Sipas Krasniqit, kamioni është përfshirë nga zjarri pas vetaksidentit, ndërsa nga rasti nuk raportohet për persona të lënduar.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore dhe zjarrfikësit, të cilët janë marrë me situatën.

Policia nuk ka bërë të ditur detaje të tjera lidhur me rrethanat e aksidentit.


MË SHUME NGA Kronika