10:20 / 20.10.2026
Sulmohet fizikisht mjeku kujdestar në Spitalin e Vushtrrisë
K. K. / RTKlive
Një mjek kujdestar në Spitalin “Sheikh Zayed” në Vushtrri ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga një person i panjohur.
Rasti ka ndodhur të hënën rreth orës 14:42, në ambientet e spitalit.
Sipas raportimit, i dyshuari dyshohet se e ka sulmuar mjekun për shkak të pakënaqësisë lidhur me trajtimin mjekësor.























