12:21 / 20.10.2026
Vjedhen pajisje elektronike në një shkollë në Lipjan
M.P. / RTKlive
Një rast i vjedhjes ka ndodhur në një shkollë në Lipjan, prej ku janë grabitur pajisje elektronike.
Nga objekti i shkollës janë vjedhur një projektor dhe një kompjuter, të cilët ishin pronë e institucionit arsimor.
“VJEDHJE E RËNDË - Lipjan 19.10.2026-08:14. Është raportuar se person/a të panjohur me forcë kanë depërtuar në brendinë e objektit të shkollës dhe nga aty kanë vjedhur: një projektor dhe një kompjuter, pronë e shkollës”, thuhet në njoftim.























