60 aksidente dhe 2205 gjoba trafiku të shqiptuara për 24 orë
BKT
Kronika

60 aksidente dhe 2205 gjoba trafiku të shqiptuara për 24 orë

Emine Hoti/RTKlive

Policia e Kosovës ka publikuar raportin ditor me të dhëna të përgjithshme për 24 orët e fundit, duke përfshirë statistikat e aksidenteve në trafik, arrestimet dhe gjobat e shqiptuara.

Sipas raportit, në këtë periudhë nuk është shënuar asnjë aksident trafiku me fatalitet, ndërsa janë regjistruar 28 aksidente me të lënduar dhe 32 të tjera me dëme materiale. Policia brenda një dite ka shqiptuar gjithsej 2205  gjoba trafiku.

Në 24 orët e fundit policia ka arrestuar 21 persona, 17 i ka dërguar në mbajtje dhe një në vuajtje të dënimit.


MË SHUME NGA Kronika