Arrestohen tre persona të kërkuar në Podujevë, dërgohen në vuajtje dënimi
BKT
Kronika

Arrestohen tre persona të kërkuar në Podujevë, dërgohen në vuajtje dënimi

Emine Hoti/RTKlive

Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona të kërkuar në Podujevë, të dënuar për vepra të ndryshme penale.

Sipas njoftimit të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prishtinë, arrestimet janë realizuar nga njësitë e Stacionit Policor në Podujevë.

I arrestuari A. F., 38 vjeç, ishte në kërkim për veprat penale “Grabitje dhe vjedhje grabitqare në tentativë”, për të cilat ishte dënuar me katër vjet burgim.

Ndërsa A. F., 42 vjeç, ishte i kërkuar për veprën penale “Grabitje”, për të cilën ishte dënuar me dy vjet burgim.

Në mesin e të arrestuarve ishte edhe L. J., 27 vjeç, i kërkuar për veprën penale “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Pas arrestimit dhe përfundimit të procedurave të nevojshme policore, të tre personat janë dërguar në vuajtje të dënimit, në përputhje me vendimet e gjykatës.

 


MË SHUME NGA Kronika