Hyn ilegalisht nga Serbia me lope të kontrabanduara, ndalohet nga policia
BKT
Kronika

Hyn ilegalisht nga Serbia me lope të kontrabanduara, ndalohet nga policia

Emine Hoti/RTKlive

 Policia e Kosovës ka ndaluar një automjet transportues në Gnjezhdanë të Leposaviqit, në të cilin janë gjetur tri lopë, që dyshohet se janë sjellë ilegalisht nga Serbia në Kosovë.

Rasti ka ndodhur më 28 tetor, rreth orës 14:35, kur njësia policore ka ndaluar një kombi të drejtuar nga një burrë kosovar.

"Gjatë kontrollit, policia ka vërejtur tri kafshë të ngarkuara në automjet. Sipas dyshimeve, i dyshuari kishte hyrë në territorin e Kosovës nga Serbia, duke shfrytëzuar rrugë ilegale", thuhet në raportin policor.

I dyshuari është shoqëruar në stacion policor për intervistim dhe, pas konsultimit me prokurorin, është liruar në procedurë të rregullt.

Ndërkohë, automjeti dhe kafshët janë dërguar në terminalin doganor për procedura të mëtejshme.


MË SHUME NGA Kronika