16:34 / 28.11.2026
Në Smirë zbulohet shtatorja e “Nusës Dardane”
RTKLive
Në një ceremoni solemne, me pjesëmarrjen e qytetarëve, në fshatin Smirë të Vitisë u zbulua shtatorja e “Nusës Dardane”, e cila simbolizon rrënjët e lashta dardane të këtij fshati.
Shtatoren e zbuloi kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti.
Ky monument përfaqëson një simbol të trashëgimisë historike e kulturore të Smirës, duke pasqyruar traditat dhe identitetin e përcjellë ndër breza.
Sipas Komunës së Vitisë, shtatorja është më shumë se një vepër artistike, pasi shërben si simbol krenarie për banorët dhe si kujtesë për brezat e ardhshëm.






















