Filharmonia dhe Opera e Kosovës shënojnë 28 Nëntorin me koncert festiv
BKT
Kulturë

Filharmonia dhe Opera e Kosovës shënojnë 28 Nëntorin me koncert festiv

RTKlive

Filharmonia e Kosovës dhe Opera e Kosovës kanë shënuar 28 Nëntorin me një koncert festiv në Sallën e Kuqe, ku u interpretuan këngë dhe vepra të përzgjedhura nga krijimtaria muzikore shqiptare.

Nën drejtimin e dirigjentit Edon Ramadani, Orkestra Harkore shoqëroi sopranot Zana Abazi Ramadani, Arta Jashari dhe Elona Sadiku. Në program u prezantua edhe flautistja Zanë Abazi.

Ndërkaq, koncerti i radhës i Filharmonisë së Kosovës në Prishtinë do të mbahet më 11 dhjetor 2026, nga ora 19:30, në Atelienë e Pallatit të Rinisë.

Në këtë koncert, Orkestra e Filharmonisë së Kosovës dhe ansambli i perkusionistëve „La Maquina“ nga Holanda, nën drejtimin e dirigjentit Gregory Charette, do të interpretojnë vepra të kompozitorëve Alberto Ginastera, Arturo Márquez dhe Silvestre Revueltas.


MË SHUME NGA Kulturë